Moti për vikend, reshje shiu e bubullima

Mundësi për riga lokale shiu të dielen në mëngjes dhe rënie të lehtë të temperaturave. Në përgjithësi kryesisht me diell, javën e ardhshme temperaturat në rritje.

15.07.2022 – Kryesisht me diell karakterizohet moti edhe ditëve të fundjavës. Të shtunën mbetet mot i nxehtë. Të dielen në mëngjes mundësi për riga lokale shiu dhe rënie e lehtë e temperaturave.
Javën e ardhshme do të mbajë mot i thatë, kryesisht me kthjellime e diell. Fillimisht shumë ngrohtë, e nga pjesa e dytë e javës më nxehtë.

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

16.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.
17.07 – Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e gjatë ditës jo edhe aq nxehtë e kryesisht me diell.
18.07 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.
19.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.
20.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat në rënie deri të hënën, e më pas në rritje. Minimalet zbresin nga 17C deri në 11C, e maksimalet zbresin deri në 27C të hënën, më pas shënojnë rritje edhe mbi 30C.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 4-10m/s, të dielen edhe mesatarisht të fuqishme deri në 12m/s.
Shtypja atmosferike të shtunën pëson një rënie përreth vlerave normale, e më pas me