BE-ja: Rusia duhet të paguajë çmim të lartë për luftën në Ukrainë

Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon pa pushim. Prandaj, sot ne propozojmë të ashpërsojmë sanksionet tona kundër Kremlinit, t’i zbatojmë ato në mënyrë më efektive dhe t’i zgjasim deri në janar të vitit 2023.

Moska duhet të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për agresionin e saj”, deklaroi të premten Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Masat e reja konsiderohen CT si një paketë e limituar sanksionesh në krahasim me gjashtë paketat e sanksioneve të mëparshme të vendosura që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, të cilat goditën shërbimet financiare ruse, naftën dhe qymyrin.