Prishtina e prezanton transferin e ri, golgoterin e njohur

Golashënuesi i dytë më i mirë i Superligës nga edicioni i kaluar, Kreshnik Uka është blerja e radhës e Prishtinës. Sulmuesi i mirënjohur ishte huazuar te Drenica në janar të vitit 2021, vit në të cilin Prishtina u shpall kampion.

Në atë gjysmë-sezoni me Drenicën, Uka shënoi gjashtë gola në 14 paraqitje.
27-vjeçari ka firmosur kontratë të re dy-vjeçare me FC Prishtinën, të cilës tash e disa ditë i është bashkuar në fazën përgatitore me ç’rast në dy ndeshjet e para miqësore i ka realizuar edhe dy gola me fanellën “bardhekaltër”.

Uka për faqen zyrtare të klubit është shprehur i lumtur që i është bashkuar sërish Prishtinës.
? ????? ???????? – Jam i lumtur që jam rikthyer në klubin më të madh në vend. Pres me padurim fillimin e edicionit. Gjatë bisedave që kam pasur me drejtuesit e klubit dhe trajnerin Ismet Munishi, jam bindur që të jem pjesë e klubit dhe një projekti interesant.
??????? ?? ?????????̈? – Synimet e Prishtinës dihet se janë gjithmonë trofetë. Duhet të jemi të fokusuar maksimalisht nga fillimi e deri në fund të edicionit si në kampionat ashtu edhe në garat e Kupës në mënyrë që t’i arrijmë objektivat” ka thënë Uka./Indeksonline/