Molliqaj për Byron Shtetërore: Qëllimi nuk është drejtësia, por shantazhi dhe mirëmbajtja e diskursit “qe 20 vjet”.

Kryetari i partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj ka shkruar disa fjalë rreth asaj çka ka ndodhur dje në Kuvendin e Kosovës e ku në lexim të parë, ka kaluar projekltigji për Byron Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje me këtë ligj nuk do të sjell drejtësi, por njerëzit do të shantazhohen e kryesisht ata që kanë qenë në pushtet.

Projektligji ka kaluar dje në lexim të parë e që kanë votuar vetëm deputetët e partisë në pushtet.

Tri partitë opozitare PDK LDK dhe AAK kanë kundërshtuar ashpër këtë projektligj  meqë sipas tyre bie fortë ndesh me rekomandimet e Komisionit të Venecias e ku disa nga ta janë – si i tillë projektligji  është antikushtetues, shkelë të drejtat e njeriut, mënyra se si zgjidhet drejtori i Byrës e disa të tjera.

LDK por edhe partitë opozitare kanë paralajmëruar se kurdo që votohet në lexim të dytë projktligjin do ta nisin në Gjykatë Kushtetuese.

Reagimi i plotë:

Të gjithë janë potencialisht hajna. Me përjashtim të kujt? Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme i ka në shenjë zyrtarët e shtetit. Por, këta zyrtarë kujt i kanë shërbyer? Nëse nga një kontratë apo punë tjetër e paligjshme zyrtari i shtetit ka përfituar dhjetëra mijë euro, pronari i biznesit nga e njejta fiton miliona. Sepse secila mito dhe secili favor biznesit i ka shkuar. Zyrtarët janë në shënjestër, sepse qëllimi nuk është drejtësia, por shantazhi dhe mirëmbajtja e diskursit “qe 20 vjet”.

Të gjithë zyrtarët e deklarojnë pasurinë tash sa kohë. Me ligjin e ri të gjithë janë nën llupën e Byrosë, por as kjo nuk mjafton. Tash duhet me e deklaru pasurinë edhe mjekët dhe profesorët. Pse jo edhe mësuesit e policët nesër. Gjuetia për dallimin e parave të ndershme nga të pistat, për ta kërkuar këtë pasunarin me moral, po bëhet cenim për qytetarin dhe liritë e tij. Problem bëhet kur subjekte e njerëz e ulin kokën dhe e pranojnë këtë instancë gjykimi, duke synuar të fitojnë pafajësi.

Borgjezi i pastër, ky është subjekti që implikohet si i vërtetë nga diskursi antikorrupsion. Ai që t’thotë me mendjemadhësi se unë jam aksionar (paramendo aksionar) në shtet meqenëse paguaj taksa.