Mënyra natyrale për të humbur peshë brenda dy javësh

Pirja e rregullt e çajit të gjelbër ndihmon në rënien në peshë dhe e mirëmban atë.

Çaji jeshil është një burim i pasur i katekinës dhe kafeinës, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në rënien në peshë.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e çajit jeshil deri tre herë në ditë.
Lëngu i boronicës së kuqe
Dy ose tre gota me lëng boronice të kuqe janë të rekomandueshme për rënien në peshë.

Ky lëng është shumë i pasur me antioksidantë që largojnë toksinat dhe përshpejtojnë metabolizmin.

Lëngu i aloe verës

Lëngu i aloe verës duhet pirë dy ose tre herë në ditë.

Ai ndihmon në rënien në peshë dhe përshpejton metabolizmin.

Një herë në ditë, mund të pini një gotë me ujë të vakët në të cilën keni tretur gjysëm luge çaji me kanellë dhe lëngun e një gjysmë limoni.

Për më shumë shije mund të shtoni edhe mjaltë dhe ta pini me stomak bosh.

Kjo kurë funksionon sepse kanella është përdorur prej shekujsh kundër mbipeshës dhe diabetit.

Speci djegës

Një herë në ditë, ju mund të pini edhe një gotë me ujë ku keni tretur një lugë çaji me spec djegës pluhur dhe mjaltë.

Speci djegës përmban kapsaicinë që përmirëson metabolizmin dhe përshpejton rënien në peshë.

Xhenxhefili

Tre herë në ditë, përpara çdo vakti, mund të pini çaj xhenxhefili me mjaltë.

Mjafton që çdo herë të zieni në ujë një lugë çaji me xhenxhefil të grirë dhe më pas të shtoni mjaltë.

Xhenxhefili të jep ndjesinë e ngopjes dhe ndihmon në djegien e yndyrave të tepërta.

Hudhra

Çdo ditë, tre herë në ditë në gatimet tuaja duhet të përfshini një ose dy lugë çaji me hudhër të grirë hollë.

Përbërësit e hudhrës shmangin mbipeshën dhe e ndihmojnë trupin të humbasë kilogramët e tepërt.

Kosi

Njerëzit që duan të humbasin kilogramët e tepërt duhet të hanë kos dy herë në ditë.

Kosi është burim i shkëlqyer probiotikësh të cilët i japin forcë metabolizmit.

Në këtë mënyrë, menaxhimi i peshës dhe rënies prej saj është më i lehtë.