Pyjet në Malin e Çikës po digjen për 4 ditë me radhë, ku vetëm sot është bërë e mundur ndërhyrja nga ajri.
Flakët i janë afruar fshatit të Dhërmiut, ku forcat zjarrfikëse janë gjatë gjithë kohës në terren për të mos lejuar që zjarri t’i afrohet zonës
Terreni i vështirë kërkonte ndërhyrje nga ajri, ku janë sjellë dy avionë nga Greqia.
Ndërhyrja me këmbë ishte e vështirë të bëhej për shkak se vatrat e zjarrit ishin në zona të thepisura dhe përbën rrezik për jetën e zjarrfikësve.
Mbi 70 hektarë bimësi është djegur deri tani.