Ledri Vula, prej vitesh është i përfolur në media, për punën e tij dhe për jetën personale.
Tash e një kohë ai është në një lidhje me Sara Hoxhë.
Por disa fansa vazhdojnë të kujtojnë një nga historitë e tij të mëparshme të dashurisë, atë me këngëtaren, Dafina Zeqiri.
Së fundmi në rrjetin social po qarkullojnë disa krijime të fansave me këngën e re të Dafinës.
E Sara është pyetur pikërisht për këtë. Ajo ka treguar edhe herë të tjera që nuk bëhet xheloze për partnerin e saj, i cili është shumë i njohur dhe i pëlqyer nga fanset, megjithatë kësaj here ajo ka vendosur të japë një përgjigje më ndryshe.
Në një bisedë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ dikush e pyet: Çfarë mendon për ato editimet që janë bërë në TikTok me këngën e re të Dafinës me ty dhe Ledrin?
“Super ide marketingu kushdo që e ka bërë i lumtë”- shkruan fillimisht Sara duke shtuar: “I mean it (E kam seriozisht).”, ka shkruar ajo