Dorëzohet në Kuvend peticioni me mbi 21 mijë nënshkrime për tërheqjen e Trustit

Para pak momentesh është dorëzuar në Kuvend peticioni me 21 mijë e 398 nënshkrime për tërheqjen e Trustit.

Adnan Jashari, iniciator i peticionit në fjalë ka thënë se shpreson që Kuvendi i Kosovës do të votojë pro këtij projektligji.
Ai ka thënë se kërkesa është që të kalohet edhe në një sistem të ri pensional

“Si iniciator i trustit me disa vullnetarë që na kanë ndihmuar për mbledhjen e nënshkrimeve kemi dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës ku presim që deputet të votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e 30% të trustit. Gjithashtu kërkesa është edhe për sistemin pensional të kalohet në sistem të ri pensional”.

Ndërkaq, një vullnetar nga Gjilani tha se ka pasur shumë vullnet për nënshkrimin e këtij peticioni.

Ai i bëri thirrje deputetëve që ta ngrisin dorën dhe të votojnë pro lejimit të tërheqjes së 30% të Trustit.