Deputetja e LDK-së: Kurti e izoloi Kosovën nga partnerët ndërkombëtar

Deputetja e Lidhje Demokratike të Kosovës, Valentina Bujnaku-Rexhepi  ka thënë se asnjë takim i Kurtit nuk ka dhënë rezultate të mira, duke theksuar se nuk pret zhvillime pozitive as në politikën e jashtme.

Sipas saj, Kurti e ka izoluar Kosovën edhe nga partnerët ndërkombëtar.

“Takimet e Kurtit nuk dihet që quhen takime të Kurtit. Prej kur e ka marrë qeverinë ta udhëheqë të gjitha takimet kanë qenë me rezultat jo të mirë dhe na ka izoluar nga gjithë partnerët tanë ndërkombëtar dhe nuk pres zhvillim pozitiv s ai përket politikës së jashtme nga zotëri kurti”, tha Bunjaku-Rexhepi

Si LDK, ajo tha se në vazhdimësi kanë ngritur çështjen e ngritjes së çmimeve e cila po bëhet e papërballueshme për qytetarët, mirëpo qeveria nuk po merr hapa të duhur vetëm se ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme dhe premtime boshe.

“Ne si LDK kemi ngritur këtë shqetësim në kuvend dhe në vazhdimësi do ta ngrisim tutje sepse qeveria është e obliguar t’iu dalë ballë qytetarëve të Kosovës sepse ka ardhur me kauza të rrejshme dhe me premtime boshe. Na kemi dhënë rezolutën tonë që nuk e kanë përkrahur deputet e mazhorancës që të largohet TVSh-ja dhe akciza. Ne nuk kemi vota të pamjaftueshme që të shtyjmë këto procese përpara sepse kanë 58%. Qytetarët e kanë parë se me kauza të rrejshme dhe populizëm nuk mbahet shteti”, tha ajo.