Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, vazhdon të jetë një nga artistet më me ndikim në vend. Ajo është tejet aktive gjatë kësaj vere, ku lansoi dy këngë të cilat janë pritur mirë nga publiku, shkruan Kosovarja.
Po ashtu, Era ishte e pranishme në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.
Së fundmi, Era publikoi në Instagram disa fotografi ku duket mjaft atraktive me një kostum ngjyrë rozë me disa çarje te pjesa e këmbëve, duke theksuar siluetën e saj të trupit.
Me këtë paraqitje, Era është shfaqur në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj.