Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi ka lansuar një projekt të ri.
Këtë herë ai është bashkuar me një tjetër reper, One T për të sjell këngën me titullin “Win Win”.
Projekti më i ri i dyshes erdhi i vizuelizuar edhe me klip dhe tashmë është publikuar në kanalin zyrtar të Stresit në YouTube.
Foto: Screenshot/YouTube
Producent i këngës është Dualvox, ndërsa regjisor i videoklipit është Vis Dako.
Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Stresi ka qenë mjaft aktive me projekte të reja, një të tillë ai e solli vetëm pak javë më parë, për ditëlindjen e tij të 35-të.
Ndryshe, Stresi së fundmi është përfshirë në një debat virtual, që më pas ka përfunduar me përleshje fizike.