Sara Hoxha ndonëse jo direkt e lidhur me skenën dhe showbizin, duke qenë partnerja e reperit Ledri Vula, ndiqet në çdo hap të saj.
Sara pëlqehet shumë si blogere dhe inspiron shumë vajza, e tashmë edhe nëna, me stilin e saj të veshjes e të jetesës.
Së fundmi, ajo ka realizuar një bisedë me ndjekësit ku mes tjerash dikush e ka pyetur për punët që ka bërë në adoleshencë.
“Kam punuar si shërbyese dhe agjente shitjesh në një kinema (puna më e mirë që kam pasur si adoleshente). Në Gjermani kam punuar edhe si interpretuese dhe ishte shumë punë interesante për moshën që kisha”, shkroi ajo.