Rritje infektimesh me Covid në Kosovë, rreth 900 të infektuar brenda ditës

871 raste të reja me koronavirus janë raportuar të mërkurën në Kosovë ,sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

MSH tha se, në bazë të 2 mijë e 376 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 36.65 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht, janë 3,263 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

RAdio Europa e Lirë shkruan se numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.

Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve – ka pasur ditë me zero raste. Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.