Pavarësisht gjithçkaje, mamaja e Shakira-s dëshiron që ajo të rikthehet me Pique

Shakira dhe Gerard Pique nuk janë më çift por mamaja e këngëtares dëshiron që ata të rindezin romancën e tyre. Nidia Ripoll, e cila ndodhet në Barcelonë për shkak të një problemi shëndetësor me të cilin po përballet i shoqi, dha një prononcim për mediat.

“Sigurisht që unë do të doja që ata të kthehen së bashku”, tha Ripoll për Europa Press. “Ajo po ndihet më mirë çdo ditë, falë Zotit”, shtoi ajo. Shakira dhe ylli i sportit njoftuan ndarjen muajin e kaluar dhe që nga ajo kohë ish-çifti ka luftuar për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Këngëtarja dëshiron t’i çojë ata në Florida, ndërsa Pique këmbëngul që të qëndrojnë në Barcelonë nga frika se ylli i muzikës latine mund të mos kthehet. Megjithatë, u raportua se Pique u nda me vajzën me të cilën e tradhtoi dhe kërkon të bëjë paqe me Shakiran.