Ministri Latifi takohet me autoritetet austriake, u kërkon përkrahje për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, u takua sot me kryetarin e Landit të Steiermarkut ( kryeqyetet i saj Grazi) të Austrisë , z. Christoph Drexler dhe me kryetaren e komunës së Grazit, znj. Elke Kahn, ku temë disktutimi ishte bashkëpunimi midis sistemeve shëndetësore respektive.

Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës, pjesëmarrës në takim ishte edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z. Lulzim Pllana dhe këshilltarja e jashtme prof.dr. Lumnije Kqiku.

Në këtë takim, i cili u zhvilluar në vazhdën e vizitës zyrtare në Austri, ministri Latifi kërkoj nga z. Drexler bashkëpunim dhe përkrahje për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ministri Latifi tha se sistemi shëndetësor në Kosovë kërkon transformim të rrënjësishëm, prandaj “bashkë me ekspertët e Grazit, do të bëjmë më të mirën për shëndetësinë e Kosovës”. Ai theksoi rëndësinë e “kthimit të trurit” për të kontribuar në shëndetësinë e Kosovës.

Me që Kosova dhe Austria kanë marrëdhënie shumë miqësore, shkëmbimi i eksperiencave mes dy vendeve  dhe mundësia e trajnimit të mjekëve të rinj dhe studentëve nga Kosova në Austri, sipas ministrit Latifi, është qëllimi kryesor i kësaj vizite.

“Baahkëpunimi me partnerët strategjik është shumë i nevojshëm në këtë fazë për përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës. Kosova ka potencial njerëzor, pra ka popullatë të re. Prandaj, shkëmbimi i eksperiencave dhe trajimi i mjekëve të rinj, bashkëpunimi në hulumtime shkencore duhet të funksionoj me Grazin”, tha ministri Latifi në këtë takim, duke përmendur kështu prioritetet e transformimit të sistemit shëndetësor, si formimi i 14 Qendrave të Ekselencës dhe 7 shtyllat e transformimit të sistemit shëndetësor.

Ndërkaq, kryetari i Republikës së Steiermarkut, z. Christoph Drexler, falënderoj ministrin Latifi për këtë takim, duke thënë se Kosova si vend është i rëndësishëm për Austrinë dhe Grazi është i interesuar për ta bashkëpunuar dhe ndihmuar.

Ndërkaq, në takimin me kryetaren e komunës së Grazit, znj. Elke Kahr, ministri Latifi, theks të veçantë i dha  interesimit për komunitetin shqiptar, bashkëpunimi mes dy vendeve, bashkëpunimit në shëndetësi dhe shkëmbimit në programet shkemcore për studentët.

Ministri Latifi, falënderoj kryetaren e Grazit për mbështetjen që u është dhënë studentëve dhe mjekëve nga Kosova duke thënë se “Grazi ka qenë dhe është shtepia e dytë e të gjithë shqiptarëve, studentëve dhe mjekëve të rinj”.