Duket më bukur se kurrë në moshën 52 vjeçare, Jennifer Lopez ndan sekretin për të gjithë

Vitet për Jennifer Lopez janë thjesht një numër pasi këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, ndonëse është 52 vjeç, duket më në formë se kurrë më parë.

Këngëtarja ka zbuluar së fundmi dhe sekretin që qëndron pas bukurisë së saj. Sipas saj, gjumi është “çelësi” i paraqitjes së saj.

Aktorja dhe këngëtarja 52-vjeçare është e bindur se mbyllja e syve prej të paktën shtatë orësh është më efektive se çdo produkt i shtrenjtë dhe është një pjesë kyçe e regjimit të saj të bukurisë – të cilën ajo e përshkruan si 5 S-të: krem ​​kundër diellit, serum, suplemente, sano (të jetosh mirë) dhe të flesh.

“Ne nuk e vlerësojmë gjumin. Megjithatë, kam zbuluar se gjumi për mua është sekreti më i nënvlerësuar i bukurisë. Është një nga parimet e JLo Beauty dhe pjesë e 5S-ve të mia: Krem dielli, Serum, Suplemente, (vivir) Sano dhe gjumi!”, theksoi nëna e dy fëmijëve, e cila është në një lidhje me Ben Affleck.