Albërija flet për Trixën: Kanë përfituar të gjithë nga ajo

Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar një surprizë që mbesa e saj Beatrix Ramosaj po sjell për fansat e saj dhe që ka lidhje me gjithë ndodhitë e jetës së saj, përfshirë edhe “Big Brother VIP”.

Ajo deklaroi në “Goca dhe Gra” se lidhja e Beatrix me Donaldin në format u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit teksa ironizoi edhe Donaldin duke u shprehur se nëse një burrë nuk të respekton ai nuk të meriton.

“Beatrix të gjithë e panë sa e butë, e çiltër e naive është. Por ka dhe një karakter të fortë. Dua ta sjellë atë që ka kaluar në etapa. Është momenti i saj sepse kanë përfituar të gjithë nga ajo. Mendoj se historia e ‘Big Brother’ u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit. Beatrix përveç se është e brishtë, është pa eksperienca. Të gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat dhe kjo nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Jeta është një dhuratë që na e ka dhënë Zoti dhe duhet ta shikojmë dhe jetojmë çdo ditë. Nëse një burrë nuk të respekton ai nuk të meriton. Këngët janë gati dhe një ndër to do jetë edhe remake i ‘Lozonjares’.”-tha Albërija.

Teksa Donaldi është rikthyer me Bora Zemanin, Beatrix zbuloi sot se është beqare dhe e fokusuar te vetja. “Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë. Jam single dhe e fokusuar te vetja ime.”– shkroi Beatrix në Twitter.

Gjatë daljes së saj të vetme në ‘Netët e klipit shqiptar’ Beatrix nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth Donaldit. “A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet kur u pyet për ribashkimin e bujshëm. Kjo deklaratë e këngëtars pasoi atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.