Elgiti bën urimin e veçantë për Klean

Prezantuesja e njohur Klea Huta, sot (13 korrik) feston ditëlindjen.

Me të hyrë në mesnatë, ajo mori urime të shumta nga miq, shokë e familjarë.

Në mesin e urimeve padyshim që një urim publik nga Elgiti nuk kishte se si të mungonte.

Elgiti ndau një fotografi me të në Instagram dhe shkroi: “Gëzuar ditëlindjen mama. Unë dhe Kridi të duam shumë”.