Dogana e Kosovës kap 675 litra vaj të kontrabanduar nga Serbia

Në regjionin e Mitrovicës, njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe me rastin e ndalimit janë gjetur mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia.

Aty janë gjetur 675 litra vaj ushqimor, njofton Dogana.

Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.