Deputeti gjerman, kosovarëve: Ju çoj sinjal, ne po punojmë për heqjen e vizave

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mbajtur një konferencë për shtyp me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç.

Gjatë fjalës së tij, deputeti gjerman shprehu keqardhjen se BE kishte shansin tre javë më parë që t’i liberalizonte vizat Kosovës dhe t’i jepte një shtysë procesit integrues të Shqipërisë dhe RMV-së.

Megjithatë, Ahmetoviç. shtoi se qeveria e re e Olaf Scholz do të punojë fort që vendi ynë të nisë negociatat me BE-në javën e ardhshme.

“Ne si qeveri e re e shohim Shqipërinë, si anëtar të BE. Para 3 javësh patëm një konferencë, duhet ta them që jam edhe vetë kritik. Kishim një shans historik t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave dhe të ndihmonim Shqipërinë e RMV në rrugën e integrimit. Do punojmë që javën e ardhshme që Shqipëria të nisë negociatat…Keni edhe mbështetjen time personale për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE…Për të përfaqësuar kompromisin e BE për të gjetur një zgjidhje për Shqipërinë dhe RMV.”

Deputeti i Bundestagut gjerman, njëherësh reporter për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Adis Ahmetoviç kujtoi po ashtu se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë “bërë detyrat e tyre”, ndaj shtoi ai, “edhe BE duhet të bëjë detyrat e saj për t’iu hapur dyert dy vendeve  në  integrimin evropian.

Ahmetoviç solli po ashtu në vëmendje se ai vetë është me orgjinë nga Ballkani Perëndimor, dhe e njeh mentalitetin dhe situatën në këtë rajon.

“Është nder i madh që ndodhem sot në Tiranë. Është hera e parë për mua. Falënderoj Kuvendin e Shqipërisë që ishte pranë Ukrainës, duke treguar qartë qëndrimin kundër Rusisë. Duke dhënë një qëndrim dhe sinjal të qartë për pozicionin evropian në këtë çështje. Ne si qeveri e re gjermane dhe si parti socialdemokrate, e shohim këtë vend si anëtar të BE. Para tre javësh patëm një konferencë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Jam edhe vetë kritik. Kishim një rast historik që t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave, të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe sidomos Shqipërinë për hapjen e negociatave, si dhe për të ndihmuar Malin e Zi të mbyllë të gjithë kapitujt, por ne e humbëm këtë shans. Ne si Gjermani do të punojmë që javën e ardhshme Shqipëria të mund të nisë negociatat. Ju të gjithë e meritoni të jeni pjesë e BE”, shtoi ai.

“E them dhe personalisht. Familja ime është me origjinë nga Ballkani Perëndimor, unë e njoh mentalitetin, dhe mendoj se mentaliteti i Ballkanit Perëndimor është mentaliteti shqiptar, dhe e gjitha kjo është shumë e përafërt me mentalitetin e BE. Mendoj se Shqipëria mund të sjellë shumë dinamikë në BE, ndaj dhe ju keni mbështetjen tonë. Më besoni që po punojmë fort për këtë. Nesër, pas një dite të gjatë në Shqipëri, do të vizitoj dhe Maqedoninë e Veriut, për të mbështetur qeverinë dhe për t’i bindur ata që të arrijnë një kompromis. Neve na duhet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në BE”, tha ai.

“Ne duam të punojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Shumë njerëz nga Kosova po e shohin këtë konferencë dhe dua t’iu çoj një sinjal të qartë atyre se ne po punojmë për vizat. Siç Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo edhe Kosova kanë bërë detyrat e tyre, edhe ne duhet të bëjmë detyrat tona. Për procesin e Berlinit, ne duam që të nisë këtë vit edhe një proces ekonomik, jo vetëm politik”, tha deputeti gjerman.