Romeo Beckham dhe Mia Regan i kanë dhënë fund lidhjes së tyre tre vjeçare, dhe kjo për shkak të distancës.
Romeo, 19 vjeç, ka fshirë çdo gjurmë të Mia-s nga llogaria e tij në Instagram. Postimi i fundit i modeles me bazë në Londër ku dukej me ish të dashurin e saj daton dy muaj më parë, kur ata festuan tre vjetorin e tyre më 3 maj.
Burimet kanë konfirmuar që atëherë për “MailOnline” se çifti u ndanë për shkak të presionit të pashmangshëm të shkaktuar nga oraret e tyre kontradiktore të punës, me Romeon që kalonte pjesën më të madhe të .
Romeo aktualisht është duke luajtur si mesfushor me Inter Miami II me bazë në Florida – klubi ku babai i tij David Beckham është bashkëpronar – ndërsa Mia është kryesisht me qendër në Londër.
Burimi shtoi: “Ai është fokusuar në karrierën e tij dhe jeton në Miami dhe ajo është në Britani të Madhe, duke punuar në karrierën e saj të modelimit dhe influencës. Janë miq. Dyshja ende mbështesin njëri-tjetrin në karrierën e tyre përkatëse dhe ajo së fundmi komentoi kur ai shënoi për klubin e tij.”
Ndërkohë, Romeo i ka kushtuar postimet e fundit në rrjetet sociale miqve dhe familjes, me një postim të fundit për babain e tij, ish-futbollistin e Manchester United dhe Anglisë, David Beckham, pas golit të tij kundër Orlando City B të dielën. Në këtë postim nuk mungoi edhe një koment nga Mia.
Në maj, Romeo dhe Mia festuan tre vjetorin e tyre së bashku me një darkë romantike. Dyshja shiheshin të lumtur së bashku teksa pozuan për një selfie.












