Qindra qytetarë të komunës së Hanit të Elezit që nga e diela kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e kësaj komune si pasojë e një helmimi, e që dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijes.
Për një helmim të tillë ditë më parë është raportuar edhe në kuadër të komunës së Hanit të Elezit dhe Kaçanikut.
E lidhur me këto helmime, nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së është theksuar se disa nga komunat e vendit janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar Hanin e Elezit, për të tejkaluar këtë situatë.
“Po ashtu, sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u tha se Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kaçanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë.
Personat që janë paraqitur për ndihmë mjekësore kanë simptomat e njëjta: barkqitje, vjellje, e temperaturë.
IKSHPK-ja ka rekomanduar që uji që përdoret për pije dhe ushqim të vlohet para përdorimit dhe të mos ndërpritet furnizimi për shkak që mund të përdoret për nevoja të tjera teknike.
Kujtojmë se me një situatë të tillë ishte përballur edhe Komuna e Deçanit në korrik të vitit 2021, ku mbi 1500 qytetarë në QKMF në Deçan kishin kërkuar ndihmën mjekësore e në mesin e tyre edhe 51 fëmijë.
Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini”.