Del raporti pandemik: Dy të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e 24 orëve të fundit të gjendjes pandemike në vend.

Fatkeqësisht, janë shënuar 2 vdekje si pasojë e Covid 19 në orët e fundit në vendin tonë derisa numri i rasteve pozitive është 175.

Ky është njoftimi me statistika i Ministrisë: 

Kujtojmë se në Kosovë, ditëve të fundit, po shënohet një rritje e rasteve me koronavirus si dhe pas një kohe të gjatë, kemi edhe viktima sërish.

Ministria e Shëndetësisë, në vazhdimësi po e bën një thirrje, të cilët, pa dyshim i nashkohemi edhe ne si media, që të kemi kujdes të shtuar si dhe të zbatojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, përfshirë më të rëndësishmin siç është vaksinimi