Zgjatja e Covid-19, problem për tregun e punës

Simptomat e vazhdueshme te shumë pacientë pas infektimit me koronavirus përbëjnë një problem të madh jo vetëm për pacientin, por për shoqërinë në tërësi, deklaroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.

“Ne nuk kemi kapacitetin për t’u kujdesur për shumë raste”, tha Lauterbach në një intervistë për “Zeit Online”.