Plagoset në këmbë një person në Prishtinë

Një person është plagosur në këmbë për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.