Kate Mara shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë me Jamie Bell

Kate Mara dhe Jamie Bell janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku.

Aktorja zbuloi lajmin emocionues se është shtatzënë përmes Instagramit të dielën.

“Jemi tre në këtë foto”, shkruajti Mara, 39 vjeçare, në një foto paparacësh të saj dhe burrit të saj, 36 vjeçari.

Brenda pak minutash, morën urime të shumta në seksionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit e tyre.

Mara dhe Bell u takuan në xhirimet e “Fantastic Four” në vitin 2014 dhe ndezën thashethemet për romancë pasi u panë së bashku në Met Gala 2015.

Ata u fejuan në fillim të vitit 2017 dhe u martuan në Los Angeles në korrik të atij viti.

 

Dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë, në maj 2019, por ende nuk e kanë bërë publike emrin e saj.

Menjëherë pas kësaj, Mara zbuloi në emisionin “Informed Pregnancy” të Dr. Berlin se pësoi një abort në shtatzëninë e parë.

 

Bell ishte i martuar për një kohë të shkurtër me Evan Rachel Wood nga 2012 deri në 2014. Ai dhe ylli i “Westworld” kanë një djalë 8-vjeçar, Jack Matfin Bell