Era Istrefi në finalen e programit të Donaldit e Romeos?

Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha është gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Ajo së fundmi i ka kushtuar një rëndësi të madhe programit “Më lër të flas” që drejtohet nga vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj.

Kryefjala.com bën me dije se programi i vëllezërve do të finalizohet për këtë vit me këngëtaren kosovare, Era Istrefi.

Sipas këtij portali thuhet se së fundmi, Lori dhe Era janë parë së bashku në takime. Mirëpo në darkën e tyre është parë edhe stilisti i famshëm, Valdrin Sahiti.

Sa i takon të ftuarve të tjerë, mësohet se do të jenë dyshja mjaft simpatike, Dojna Mema dhe Vlashent Sata.