Nënkryetarja parë e Partisë Demokratike të Kosovës ka shtuar disa pyetje e që kanë të bëjnë me vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në shtetin grek.
Vlora Çitaku bazuar në përvojën e saj politike ka thënë se në konferenca të tilla, kryeministrat e një vendi nuk rrinë më gjatë sesa në hapje të konferencës, mbajtjes së fjalimit dhe kthimit mbrapa.
Sipas saj, me vendin po qeverisë zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, e jo Albin Kurti.
Shkrimi i plotë:
Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi?
Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë.
As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët.
Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti I