Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka thënë të dielën se “dikush po dëshiron të përfitojë 5 milionë euro”, sipas tij këtë po e tenton “duke i manipuluar faktet”.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se nga java e ardhshme do të lansohet numri i telefonit pa pagesë ku të gjithë fermerët do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat
“Të gjithë ata që përmes deklaratave të tyre po vazhdojnë të shfrytëzojnë mediat duke pohuar të pavërtetat se në Kosovë ka vetëm 40 mijë hektarë të mbjellura me grurë; mesiguri një veprim të tillë e bëjnë pasi që veç i kanë paraqitur “faktet” dhe të dhënat paraprakisht në prokurori (ndryshe mendja e shëndoshë nuk e kupton, se dikush mund të konsumojë vepër penale në mënyrë të vetëdishme) sepse kushdo që ka informacione që pretendon se numri i sipërfaqeve është vetëm 40 mijë i bie rreth 11 e 282 hektarë më pak dhe se dikush po tenton të manipulojë, duke dashur që kundërligjshëm të përfitojë më shumë se 5 milionë euro apo saktësisht 5.347.668 euro të taksapaguesve tanë”, ka shkruar ndër tjerash Peci.
Qeveria e Kosovës kishte premtuar se do të bëjë reformim në subvencionet bujqësore, për të cilën fushë ka pasur edhe arrestime.
Postimi i plotë: