Obama shprehet i trishtuar pas vrasjes së Shinzo Abe

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka lëshuar një deklaratë pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, shkruan BBC.

Obama, që kishte punuar nga afër me Abe kur të dy ishin liderë të vendeve të tyre përkatëse, tha: “Unë jam i shokuar dhe i trishtuar nga vrasja e mikut tim dhe partnerit të kahmotshëm, Shinzo Abe, në Japoni. Ish-kryeministri Abe ishte i përkushtuar si ndaj vendit që i ka shërbyer si dhe naj aleancës së jashtëzakonshme në mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë”.

“Unë gjithmonë do ta kujtoj punën që kemi bërë për të fuqizuar aleancën tonë, eksperiencën e udhëtimit të përbashkët në Hiroshima dhe Pearl Harbor. Michelle dhe unë dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta për popullin e Japonisë që janë në mendjen tonë në këtë moment tragjik”, u shpreh Obama.

Shinzo Abe u vra sot pas një sulmi me armë zjarri në qytetin Nara kur ai ishte duke bërë një fjalim për fushatën zgjedhore.