Pas këngës “ Melaqe ” qe e solli në bashkëpunim me Fifin, Tuna po vjen me një duet tjetër.
Kështu na la të kuptojmë nga një foto që e publikoi në llogarinë e saj .
Duke ndarë një foto nga një ambient bregdetar ajo bëri mbishkrimin “A JE”.
Thuajse në të njëjtin ambient postoj edhe Skerdi, i cili bëri të njëjtin mbishkrim.
Kjo na bën të kuptojmë që dyshja po “gatuajnë” një hit të ri por që detajet kanë vendosur t’i lenë befasi.