Policia e Kosovës një ditë më parë ka arrestuar një zyrtar në Komunën e Prishtinës (zyrtar i gjendjes civile). I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar persona të dyshuar në sistemin elektronik të gjendjes civile.
Njoftimi i plotë i Policisë:
KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE
Prishtinë 2020-2022. Me 05.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar në Komunën e Prishtinës (zyrtar i gjendjes civile) për kryerjen e veprës penale të lartcekur, pasi dyshohet se ai ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar persona të dyshuar në sistemin elektronik të gjendjes civile. Si provë materiale janë sekuestruar përkohësisht: një telefon dhe disa dokumente. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.