Qeveria e Kosovës u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, derisa i ka njoftuar edhe për disa të reja, raporton Botapress.info
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qeveria ua ka bërë me dije mërgimtarëve se mund ta bëjnë online pagesën e policës kufitare dhe se kostoja e saj do të mbulohet edhe sivjet nga Qeveria.
Ata janë njoftuar edhe për kalimin e lehtësuar në pikat kufitare me Shqipërinë – pa kolona e ndalesa.
Tutje, u është bërë me dije se tash mund të aplikojnë online për nxjerrjen e dokumenteve në platformën E-Kosova dhe se do të ketë shërbime të Telekomit në të gjitha hyrjet për në Kosovë./Botapress.info/