Einxhel dhe DJ Dagz po bëhen prindër?

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira kanë qenë një prej çifteve më të diskutuara të edicionit të parë të Big Brother VIP.

Ata po vazhdojnë të kenë një lidhje shumë të konsoliduar edhe jashtë shtëpisë, gjë të cilën nuk po hezitojnë ta tregojnë edhe përmes rrjeteve sociale.

Sot (e mërkurë) në ditëlindjen e 30-të të Dagzit, Einxhel shfrytëzoi rastin për t’i bërë atij një dedikim të veçantë në rrjetin social Instagram.

Mes të tjerash, në fund të urimit moderatorja shkroi në gjuhën angleze “Ne të duam ty”, duke ngritur kështu dyshimet për një shtatzëni të mundshme të saj.