Delegacioni i lartë i Këshillit të NATO-s do ta vizitojë Kosovën

Një delegacion i lartë i NATO-s këtë të enjte do ta vizitojë Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur vetë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një postimi në Twitter, ku sipas saj delegacioni i NATO-s do të jetë në Kosovë me 7 korrik dhe do të udhëhiqet nga zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, raporton Zeri.info.

“Të enjten e 7 korrikut, një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do ta vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur në një njoftim për media NATO-ja. Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, do të jetë udhëheqës i delegacionit”, shkroi zëdhënësja e NATO-s, Lungescu.