Shakira rrezikon burgun, kjo është arsyeja

Sikur Shakira të mos kishte mjaft probleme tani, doli se ajo ka një mosmarrëveshje me tatimet dhe mund të përballet me një dënim të mundshëm me burg nëse nuk arrihet një zgjidhje.

Ylli kolumbian po kalon një ndarje të vështirë nga Gerard Pique dhe në të njëjtën kohë i duhet të përballet me shëndetin e dobët të babait të saj të moshuar.

Tani, këngëtarja po hetohet për mashtrim të mundshëm tatimor nga autoritetet spanjolle, të cilat dyshojnë se ajo mund t’i detyrohet shtetit spanjoll më shumë se 14 milionë euro taksa të papaguara.

Rasti lidhet me një periudhë gati trevjeçare midis 2012 dhe 2014 kur këngëtarja mendohej se kishte kaluar pjesën më të madhe të kohës në Spanjë.

Mësohet se Shakira ka udhëzuar avokatët e saj që të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me autoritetet që do të shmangte skandalin e çështjes duke shkuar në gjykatë.

Nëse do të arrinte në gjykatë, dënimi me burg mund të ishte një alternative. Në mes të gjithë kësaj, duket se Shakira është në proces të ndryshimit të vendbanimit të saj të përhershëm në Miami, Florida.

Thuhet se ajo dëshiron të mbyllë këtë kapitull të jetës së saj dhe ta lërë pas atë që ka ndodhur me Piquen.