Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë të hënën në Pressing të “T7” se “Kosova e kishte refuzuar” një donacion nga Finlanda për radarë blic të cilët montohen dhe në mënyrë të programuar fotografojnë çdo shkelje në komunikacion.
Sipas tij, “refuzimin e ka bërë Ministria e Infrastrukturës”, ka shtuar se kjo ka ndodhur “para 3 ose 3 viteve”.
“Kosova ka pasur ofertë për donacion falas nga Finlanda, për montimin e këtyre radarëve statikë që janë me blica, s’i kemi marrë”, ka thënë ai.
Ka shtuar se radarët e tillë nuk e njohin as një zyrtar, por në mënyrë automatike evidentojnë shkeljet e rregullave në komunikacion.
“A kemi blica najkund në Kosovë? Blici nuk e njeh as ministrin as politikanin”, ka thënë ai.
Deklarata e ish-drejtorit të Policisë vjen në një kohë kur në Skenderaj, të dielën janë plagosur dy policë.
Dyshimet e para janë se ngjarja ka rrjedhuar si rezultat i dheniës së një gjobe për Nuredin Lushtakun, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës.
Ai akuzohet për plagosje dhe rrjedhimisht gjendet në paraburgim 30 ditësh. Lushtaku të gjitha akuzat i ka hedhur poshtë.
Madje, ka shtuar se “polici e ka plagosur kolegun e tij”, duke pretenduar se “të gjithë ishin në rrezik të vriteshin”.
Rasti është dënuar nga Ministria e Brendshme dhe prej Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Pos problemit me personat potencialisht të rrezikshëm për t’u gjobitur, policia përballet edhe me procesin e kryerjes së punës.
Pasi ka mungesë të radarëve, e ka pranuar vetë ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Për më shumë ka thënë se “është marrë një vendim që policëve iu limiton numrin e dhënies së tiketave brenda ditës”.
“Të papranueshëm këtë vendim”, e ka cilësuar ai.
Ka pretenduar se policët e ri janë shumë më strikt, sipas tij “nuk e njohin askë”, duke thënë se “qytetarët ankohen ndaj tyre për shkak të rigorioziteti të tyre”.