Papunësia, varfëria dhe çmimet eurnizimeve esenciale – tri problemet më madhore të qytetarëve në Kosovë

Tri problemet madhore të raportuara gjatë anketës së Pulsit Publik të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë janë papunësia, varfëria dhe çmimet e furnizimeve esenciale.

Sipas raportit, bëhet e ditur se papunësia në Kosovës është 36.4 për qind, varfëria 21.1 për qind dhe çmimet e furnizimeve esenciale 7.7 për qind.

Ndërsa, mjedisi, që ishte një nga tri problemet kryesore në vjeshtë 2021, në raport thuhet se ka rënë në vendin e tetë.

E sa i përket kujdesit shëndetësor (5.7%) dhe korrupsioni (5%) ishin ndër pesë problemet kryesore të identifikuara nga të anketuarit.

Më poshtë janë disa nga gjetjet kryesore të UNDP-së:

Niveli i kënaqshmërisë me performancën e ekzekutivit kapi vlerën 47.6%, çka përbën një ulje prej 0.4 pikë përqindjeje nga anketa e tetor-nëntorit (vjeshtë) 2021 kur kjo vlerë ishte 47.6%.

Niveli i regjistruar i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit është 52.6% (53.2% në vjeshtën 2021), ndërsa me punën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës është 54.4% (55.4% në vjeshtën 2021).

Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten kapi vlerën prej 58.4%, krahasuar me shkallën e kënaqshmërisë prej 55.2% të regjistruar në vjeshtën 2021.

Rritje pati në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, në nivelin prej 39.1% dhe 37.1% përkatësisht, krahasuar me 33.9% dhe 34% përkatësisht në vjeshtën e vitit 2021.

Indeksi i Demokratizimit (ID) qëndron në 1.66 pikë që është rritje prej 0.07 nga vjeshta 2021.

Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike (IBE) qëndron në 0.98 pikë që është ulje prej 0.54 pikë nga vjeshta 2021.

Një numër pak më i lartë i të anketuarve ishin të gatshëm të protestojnë për arsye politike në prill 2022 (37.6%) sesa në vjeshtën 2021 (35.6%).

Gjetjet nga anketa e opinionit tregojnë rritje të ndjenjës së sigurisë tek të anketuarit, me 80.4% që ndihen të sigurtë kur janë jashtë, krahasuar me 73.6% në vjeshtën 2021.

Tri problemet madhore të raportuara gjatë kësaj ankete ishin papunësia (36.4%), varfëria (21.1%) dhe çmimet e furnizimeve esenciale (7.7%). Mjedisi, që ishte një nga tri problemet kryesore në vjeshtë 2021, ka rënë në vendin e tetë. Kujdesi shëndetësor (5.7%) dhe korrupsioni (5%) ishin ndër pesë problemet kryesore të identifikuara nga të anketuarit.

22.2% e anketuarve pohojnë se perceptojnë që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë. Kjo vlerë paraqet rënie prej 1.2 pikë përqindje nga vjeshta 2021- (23.4%).

15.3% të respondentëve (7.9% në vjeshtën 2021 dhe 16.1% në maj 2021) thanë se dinë shumë për të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër, 25.5% (24.9% në vjeshtën 2021) pohuan se kanë njohuri mesatare, kurse 40.7% e të anketuarve (39.7% në vjeshtën 2021) thanë se dijnë pak për këtë temë.

7.8% (12.3% në vjeshtën 2021) besojnë se Kosova është e ndikuar nga ndryshimet klimatike dhe 63.4% (49.7% në vjeshtën 2021) besojnë se është e ndikuar deri diku nga ndryshimet klimatike.

62.5% e të anketuarve deklaruan se COVID-19 ka pasur ndikim negativ në mirëqenien e tyre ekonomike, 48.1% deklaruan se ka ndikuar negativisht në shëndetin e tyre fizik dhe 52.6% treguan se ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor.