Këngëtarja shqiptare merr propozim për martesë nga partneri në festën e ditëlindjes

Barbana Dini ka marrë propozim për martesë nga partneri i saj.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmë kur Barbana ka festuar ditëlindjen dhe nga festa miqtë kanë publikuar një video ku partneri i saj ulet në gjunjë dhe i propozon. Barbana tashmë prej disa kohësh po jeton në Amerikë me partnerin e saj.

Edhe pse identitetin e tij nuk e ka bërë të ditur, këngëtarja shpeshherë publikon foto krah tij ku nuk mungojnë dedikimet.

Në një foto të tyre pak kohë më parë, Barbana shkruante: “Gëzuar ditëlindjen i fejuari im, dashuria ime, shoku im i ngushtë! Jam me fat që të kam! Të dua pafundësisht lumturia ime!”