IKShPK bën thirrje për bartje të maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinimin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për për bartje të maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinimin.

Kjo thirrje vjen për shkak të shtimit të numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit në vendin tonë.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e tyre.