Në fshatin Likoshan të Drenasit një vajzë 1-vjeç ka vdekur pas rënies në bazen në oborrin e shtëpisë.
Policia në raportin e saj thekson se rasti ka ndodhur nga pakujdesia.
Vdekja e viktimës është konstatuar në QKMF-në e Drenasit.
Njoftimi i plotë i policisë:
TRUP I PAJETË/HETIM MBI VDEKJEN /Fsh. Likoshan, Gllogoc 07.07.2022 – 17:00. Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) në oborrin e tij nga pakujdesia ka rënë në bazën dhe ka ndërruar jetë. Nga familjarët e njëjta është dërguar në QKMF –Drenas ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.