Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në fshatin Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana ka thënë se një person është arrestuar deri më tani ndaj të cilit është iniciuar rasti vrasje në tentative.
“Sot më date 04.07.2022 rreth orës 01:30 është raportuar se sa ka qenë një automjet në lëvizje është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur. Pas një punë policore është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar A.J, 31 vjeçar, ku si prove materiale është konfiskuar një armë, një karikator i zbrazur dhe 8 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit në fjalë iu ka caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, ka thënë Pllana.