Rriten çmimet e pijeve edhe nëpër diskoteka në Kosovë

Në emisionin e sotëm të “#gjesi” në T7, ka qenë i ftuar, pronari i një diskoteke në Prishtinë, Ardian Hoxha për të biseduar lidhur me temën e klubeve të natës se a janë gati për sezonin e verës.

Gjatë bisedës, ai tregoi se ka pasur mungesë të disa produkteve bazike, gjë e cila ka bërë të shtrenjtohen çmimet e furnizimit, e ashtu edhe të shitjes.

“Po tek ne p.sh çmimet e furnizimeve janë rrit me 50 përqind, d.m.th. çdo produkt qe e kemi marre janë rrit me 50 përqind, na nuk i kemi rrit me 50 përqind ma pak i kemi rrit. Ka ndiku edhe në këtë industri për fat të keq. Interesimi nuk është zbeh, mirëkuptohet besoj. Në çdo produkt ka pas rritje. 1 euro më shumë a ma pak një pije, ose një shishe 10 euro më shumë ose më pak nuk është që ka ndonjë rol të madh. E kemi ndjek atë trendin, rrogat i kemi rrit. Duhet me u adaptu me gjithçka, do ta shohim se a po zbresin çmimet”, tha Ardian Hoxha.

Ndër të tjera i pyetur se cilët janë këngëtarët më të kërkuar, ai përmendi dyshen, Ledri Vula e Dafina Zeqiri.

“Ledri dhe Dafina janë më të kërkuarit. Janë edhe tjerët, por Ledri dhe Dafina janë më të kërkuarit”, u shpreh ai.