​Rrahje në mes të azilkërkuesve në Qendrën e Azilit në Magure

Një shtetas i Marokut ka sulmuar fizikisht shtetasin e Marokut në qendrën e azilit në fshatin Magure të Lipjanit.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Magure, Lipjan 03.07.2022 – 05:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Marokut, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Marokut. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.