Qeveria e Kosovës në mbledhjen që ka mbajtur ka miratuar rregulloren për furnizim me ujë të pijshëm në objektet e gastronomisë, e cila parasheh që të gjithë klientët të kenë qasje në ujë të pijshëm në, ku sipas njoftimit lokalet do të shërbejnë ujë nga çezma.
Sipas rregullores së miratuar objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit nga ISHPK dhe ta ekspozojnë atë në lokale.
“Në rast se objekti furnizohet me uje nga ujësjellësi publik, pronari i objektit nuk mund t’i ndalojë klientët të shërbehen nga uji i rubinetit”, thuhet në rregullore.Ky propzim u miratua unanimisht nga kabineti qeveritar.