Rama publikon pamjet: Pasagjerë nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë të huaj

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aeroporti i Kukësit, ku sipas tij janë kryer 12 fluturime në javë.

Në një postim këtë mëngjes, Rama shprehet se “pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri”.

Aeroporti “Zayed-Flatrat e Veriut” u inaugurua pak ditë para mbylljes zyrtare të fushatës së 25 Prillit, ndërsa fluturimet e para nisën pikërisht në korrik të një viti më parë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga ky aeroport.