Tuesday, November 26, 2024
Home INFO Njëri shqyen veshin, tjetri thyen kafkën, QKUK në alarm nga aksidentet me...

Njëri shqyen veshin, tjetri thyen kafkën, QKUK në alarm nga aksidentet me trotinetë elektrikë

Mjeku kosovar, Besnik Ibishi, ka shpërndarë një apel të kolegut të tij Dr.Lavdrim Agushi, i cili u ka kërkuar prindërve kosovarë që të kenë kujdes, meqë vetëm në kujdestarinë e mbrëmshme janë trajtuar katër persona me lëndime serioze si rezultat i lëvizjes me “scooter” të vegjël dhe elektrikë.

Siç ka dhënë detaje mjeku Agushi, një 19 vjeçar ka thyer kafkën dhe ka pësuar lëndime të tjera serioze, një 7 vjeçare është goditur nga një makinë teksa po lëvizte me trotinetin e saj, një 21 vjeçare ka pësuar lëndime të shumta të ekstremiteteve, derisa një 4 vjeçar e ka shqyer veshin si rezultat i rrëzimit nga trotineti.

Mjeku Agushi ka shkruar se një nga faktorët për këtë është edhe mungesa e infrastrukturës.

Shkrimi i plotë:

Apel për kujdes, sidomos prindërve !!!

rinë e mbrëmshme 4 lëndime serioze të shkaktuara nga Scooteret e vegjël dhe ata elektrik.

19 vjeçar me frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime tjera serioze

7 vjeçare duke lozur me trotinet e goditur nga vetura

21 vjeçare me lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve

4 vjeçar me lëndim-shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit me trotinet.

Shpejtësia ,pakujdesia ,sidomos mungesa e infrastrukturës tek ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë.

KUJDES

Dr.Lavdrim Agushi