Enver Petrovci dhe Vlora Nikçi nderohen me çmime për dramën “Muslimani” në festivalin ‘Teatri Shqiptar në Maqedoninë e Veriut’

Drama “Muslimani” e Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Enver Petrovci në cilësinë e regjisorit, autorit dhe aktorit së bashku me aktoren Vlora Nikçi, është nderuar me tri çmime.

Yjet e kinematografisë shqiptare morën tri çmime në festivalin “Teatri Shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, Dibër, në edicionin e XXI.

Bëhet fjalë për çmimet: ‘Shfaqja më e mirë’, një çmim të Petrovcit për ‘aktorin më të mirë’ si dhe për çmimin e ‘aktores më të mirë’ me protagoniste Nikçi.

Drama, me tekst dhe regji të Enver Petrovcit, duhet theksuar se nga 21 marsi ka filluar të shfaqet në TKK.

Kjo shfaqje ndërkaq prezanton se si ndër shqiptarët është e ndaluar martesa e bashkëkombasve të feve të ndryshme dhe si ky koncept ndryshon kur protagonisti kryesor dashurohet.

Më poshtë ua sjellim edhe postimin e plotë të bërë në Teatrin Kombëtar të Kosovës (pa ndërhyrje):
“NĒ FESTIVALIN “TEATRI SHQIPTAR NĒ MAQEDONINĒ E VERIUT”, DIBĒR EDICIONI I XXI.

Nata finale na ofroi kënaqësinë të shohim se drama e Teatrit Kombetare te Kosoves, “Myslimani” nga profesori Enver Petrovci në cilësinë e autorit, regjisorit dhe aktorit kryesor se bashku me aktore Vlora Nikçi, u nderuan me keto cmime:

1- Shfaqja me e mire- “Muslimani”

2- Aktori me i mire protagonist- Enver Petrovci

3- Aktorja me e mire protagoniste- Vlora Nikçi”.