Edhe Elvana Gjata e dhënë pas çajit të ‘rusit’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata vazhdimisht është në trend dhe bie në sy me zërin e saj unik dhe me paraqitjet e saj tejet ekstravagante dhe jo vetëm. Por, nuk e paskemi ditur se artistja qenka e dhënë edhe pas çajit të ‘rusit’ ashtu siç njihet tek ne.

Së fundmi ylli shqiptar ka ndar disa foto nga klipi i fundit, në mesin e të cilave zë vend edhe ky imazh, duke vënë në fokus këtë pije.


Artistja sapo ka lansuar këngën ‘Gajde’, në bashkëpunim me Dhurata Dorën.