Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se numri i rasteve aktive me coronavirus është 730.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.140 persona.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 25 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.615 doza të vaksinës.